Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu rikthen foton e Peleshit me Klodian Zoton: Njeriu i inceneratorëve, sot zgjidhet kryetar i Kuvendit

Balliu rikthen foton e Peleshit me Klodian Zoton: Njeriu i inceneratorëve,

“Klodian Zoto, njeriu i inceneratorëve, sot zgjidhet kryetar i Kuvendit. Simboli i kapjes së shtetit nga korrupsioni dhe krimi”.

Kështu shkruan deputeti i PD Klevis Balliu në rrjetet sociale terksa ka nisur seanca për betimin e deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. 

Siç shihet, në foto shfaqet Niko Peleshi, i zgjedhur kryetar kuvendi tashmë, së bashku me biznesmenin e incerenatorëve Klodian Zoton.

Fotoja e bërë në Itali është e vitit 2013, ndërsa dyshohet se bileta e zotit Peleshi është paguar nga Zoto

Në takim në Itali kanë qënë dhe shtetasit Mirel Mertiri, Arben Ahmetaj, Petrit Tare dhe bankieri italian Francescco Pistritto.

Fotoja është marrë nga dosja e SPAK për inceneratorët.

Peleshi asokohe ka qenë kryetar i Bashkise së Korçës dhe është përfshirë në procedurat e kompanisë së Zotos dhe Mërtirit për ndërtimin e nje impianti fotovoltaik, i pari ne vend.

Në dësminë e dhënë në SPAK, Niko Peleshi nuk ka ditur të shpjegojë pse ka ndërrmarë këtë udhëtim me këta biznesmene, ndërsa kompania nuk kishte bërë ende propozimin për ndërtimin e parkut fotovoltaik.

Të fundit