Flash News

Ditari i Opozitës

Votimi për kryetarin e ri të Kuvendit, demokratët bojkotojnë procesin! Hedhin në kuti pankarta ironizuese

Votimi për kryetarin e ri të Kuvendit, demokratët bojkotojnë

Në seancën plenare që po mbahet këtë pasdite po zhvillohet procesi i votimit për kryetarin e ri të Kuvendit, që nga mazhoranca është propozuar Niko Peleshi.

Ndërkohë deputetët demokratë kanë bojkotuar procesin duke përplasur duart mbi tavolinë, ndërsa në kutitë e votimit të gjithë demokratët kanë hedhur posterat ironizuese me akuzat ndaj qeverisë.

Siç mund të shihet në videon e mëposhtme, Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur brenda kutisë pankartën me mbishkrimin “Shqipëria 2030, McGonigal Karteli Ruso-Kinez”, nisur nga fakti që ky i fundit rezulton i dënuar në ShBA si i korruptuar nga kryeministri Edi Rama.

Edhe deputeti i PD-së Klevis Balliu ka rikthyer foton e Peleshit me Klodian Zoton i njohur ndryshe si "njeriu i inceneratorëve".

Opozita thekson se vendosja e një figure të afërt me Klodian Zoton në postin e dytë më të lartë të shtetit është baraz me ngritjen e një simboli të korrupsionit institucional.



 

Të fundit