Flash News

Ditari i Opozitës

Kulla e hotele në truallin e selisë së PD? Reagon Basha: Gënjeshtër e Sali Berishës

Kulla e hotele në truallin e selisë së PD? Reagon Basha:

Partia Demokratike ka mohuar se trualli i selisë së PD do të përdoret për ndërtimin e kullave që do shërbejnë si hotele luksoze.

Në një reagim të zyrës së shtypit, PD e cilëson informacionin bazuar në faqen e studios arkitekturore “MGS Architecture” si një gënjeshtër të Sali Berishës.

“Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i rradhës i Sali Berishës.

Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike. Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapësira e pastrimit të parave të ortakeve të tij”, thuhet në reagimin e PD.

Të fundit