Flash News

KRYESORE

Kulla në vend të selisë së PD? Zbardhet projekti tre-vjeçar i studios arkitekturore: Do shërbejnë si hotele luksoze

Kulla në vend të selisë së PD? Zbardhet projekti

Me sa duket, ‘lufta’ për selinë e Partisë Demokratike nuk është vetëm politike, nëse i referohemi përplasjeve prej muajsh mes kreut aktual Lulzim Basha dhe paraardhësit të tij, Sali Berisha.

Kjo, pasi selia e Partisë Demokratike duket se së shpejti do të kthehet në një terren për ngritjen e kullave.

Në faqen e studios arkitekturore “MGS Architecture” është publikuar koncepti i projektimit i quajtur “4Freedom Park” dhe parashikon që në truallin e PD të ndërtohen disa kulla të larta, që do të shërbejnë si njësi banimi dhe shërbimi, por edhe si hotele luksoze.

Kulla në vend të selisë së PD? Zbardhet projekti

"Vendndodhja unike e projektit –ngjitur me Parlamentin dhe i vendosur midis dy prej objekteve të kultit, (katedrales katolike dhe xhamisë së madhe) – siguron që Parku 4Freedoms të shërbejë si një kujtesë e vazhdueshme për qytetarët e mishërimit të gjallë të lirisë demokratike në praktikë , diçka që ishte rreptësisht e ndaluar për gati pesëdhjetë vjet nën regjimin e mëparshëm Stalinist”, shkruhet ndër të tjera në planin e këtij projekti.

Kulla në vend të selisë së PD? Zbardhet projekti

“4Freedoms Park” do të shtrihet në një sipërfaqe rreth 8200 metra katror dhe do të ketë një hotel të klasit botëror, apartamente luksoze dhe zyra komerciale, si dhe dyqane me pakicë dhe parkim të bollshëm”, detajon projekti, që sipas “MGS Architecture” ka 3 vjet që punohet. 

Deri tani nuk është e qartë se kush e ka kontraktuar kompaninë “MGS Architecture”, bashkia e Tiranës, qeveria apo vetë PD.

 

Të fundit