Flash News

Ditari i Opozitës

Mungesa e urimeve nga ambasadorët, si përgjigjet këtë herë Berisha

Mungesa e urimeve nga ambasadorët, si përgjigjet këtë

Pas zgjedhjes së tij në krye të PD-së, pyetja që i është bërë më shpesh Sali Berishës është mungesa e urimeve të ambasadorëve.

Më herët ai është përgjigjur me batuta, duke thënë “Ku e di ti". Ndërsa në prononcimin që pati sot për gazetarët, Berisha është shprehur se kjo nuk ka asnjë lloj veçantie, sepse edhe në rastet e kaluara nuk ka marrë asnjë urim.

“Asnjë lloji veçantie. Nuk mbaj mend, edhe kur jam zgjedhur herët e tjera, që të me kenë uruar ambasadorë. Partia Popullore Evropiane mban një qëndrim neutral, por zëri ynë do të jetë i pranishëm”, tha Berisha.

 

 

Të fundit