Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmërimi i Metës nga protesta: Koha e fjalimeve ka mbaruar

Paralajmërimi i Metës nga protesta: Koha e fjalimeve ka mbaruar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ashpërsuar tonet gjatë fjalimit në protestë. Ai tha se koha e fjalimeve ka mbaruar, ndërsa paralajmëroi se aksioni opozitar do të përshkallëzohet.

Meta hodhi akuza ndaj kryeministrin Edi Rama, ndërsa tha se qeveria duhet larguar me çdo mjet. Kreu i PL-së akuzoi Ramën për incidentin e Sali Berishës.

“Sot besoj se është shumë e qartë, koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet ti lërë vendin kohës së veprimeve të organizuara për t’i treguar vendin pjellës më bastarde të kësaj toke që orkestroi sot në ditën e Samitit të BE një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren, delikuent dhe tradhtar.

Për zbatuesin e platformës së spastrim etnik, të shpopullimit dhe përzënies së të rinjve, përmes një regjimi mafioz. Prandaj të gjithë me poezinë e Havzi Neles “Liri a vdekje” për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit