Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet për kryetar të PD, voton Basha: Proces unik, do ta çojmë deri në fund përmbysjen e regjimit Rama-Doshi

Zgjedhjet për kryetar të PD, voton Basha: Proces unik, do ta

I pari nga kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike që ka votuar ka qenë kryedemokrati Lulzim Basha.

Pas votimit, Basha ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, ku e ka quajtur garën në PD një proces unik.

Sipas Bashës, PD do ta çojë deri në fund përmbysjen e regjimit Rama-Doshi.

“Ky është proces unik i zgjedhjes, një garë me një anëtar një votë. Janë vlerat e shprehjes së lirë dhe debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshimin për shqiptarët e do ta çojmë deri në fund përmbysjen e regjimit Rama-Doshi”, tha Basha.  

 

Të fundit