Flash News

E SHPJEGUAR

Ledio Braho në Politiko: Zgjedhjet në Tiranë shtyhen, pavarësisht vendimit për Veliajn

Ledio Braho në Politiko: Zgjedhjet në Tiranë shtyhen,

Suela Gjidede

Juristi i njohur Ledio Braho ka komentuar për Politiko.al vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj, i cili parashikonte zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës.

Duke sqaruar aspektet juridike të vendimit, Braho tha se vendimi i sotëm ka të bëjë vetëm me pezullimin e dekretit për Tiranën, ndërsa përfundimi i çështjes do të vijë më 31 tetor, kur Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë kërkesën e Erion Veliajt për anulimin e vendimit të Këshillit të Ministrave që e shkarkoi nga detyra si kryebashkiak.
Vendimi i sotshëm kishte të bënte vetëm me pezullimin për Tiranën.

Duke qenë se vendimi i themelit do të merret më 31 tetor, në lidhje me kërkesën e Veliajt, rrjedhimisht zgjedhjet për bashkinë e Tiranës nuk mund të bëhen më 9 nëntor sic është përcaktuar për 5 bashkitë e tjera se nuk ka kohë.

Në momentin që rrëzohet kërkesa e Veliajt në 31 tetor, nuk ka kohë për të përcaktuar afate për datën 9 për fushatë, për regjistrim subjektesh apo kandidatësh... ” tha Braho në Politiko.al.

Braho sqaron se zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës do të shtyhen në çdo rast. 

Në cdo rast, zgjedhjet e Tiranës edhe po të rrëzohet kërkesa e Veliajt për VKM-në që e ka shkarkuar, do të shtyhen.

Pra, në 9 nëntor do zhvillohen zgjedhje për 5 bashkitë e tjera, ndërkohë që për Bashkinë e Tiranës në varësi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ose do të caktohet një datë tjetër, ose nuk do caktohet asnjë datë deri sa të dënohet me vendim të formës së prerë të gjykatës nëse do të dënohet”, përfundoi Braho.

Ky zhvillim ka hapur një debat të ri mbi afatet zgjedhore dhe balancat institucionale mes Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese, ndërsa pritet me interes vendimi përfundimtar më 31 tetor./ Politiko.al/

 

Të fundit