Flash News

E-TJERA

Fjalimi i parë si president i Shqipërisë i Bajram Begajt

Fjalimi i parë si president i Shqipërisë i Bajram Begajt

Bajram Begaj është betuar si presidenti i ri i Kuvendot të Shqipërisë. Në fjalimin e tij të parë si president i betuar i Republikës së Shqipërisë, Begaj tha se ai do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Ndërkohë që u bëri thirrje forcave politike që të bashkëpunojnë ë për të çuar përpara Shqipërinë Europiane.

Pjesë nga fjala e Begajt:

E nderuar zonja kryetare e Kuvendit, i nderuar zoti kryeministër, të nderuar ministra, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të komuniteteve fetare, të dashur qytetarë! Është nder për mua t’i drejtohem Kuvendit si president i republikës. Jam i vetëdijshëm se mbi privilegjin e Presidentit të Republikës, rëndon përgjegjësia e unitetit kombëtar. Shqipëria jonë e dashur ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane.

Shqipëria europiane sot premtim dhe nesër realitet është kurora e ëndrrës më të bukur, është përmbushja e ëndrrës shekullore dhe bekimi i së ardhmes. Unë e njoh dhe mbështes opozitës shqiptare.

Do dëshiroja të mos shihet asnjëherë konflikti para bashkëpunimit,. Periudha që po jetojm është një nga më të vështirat që pas luftës së dytë botërore. Presioni rus e ka futur vendin në një tjetër krizë.

Shqipëria dhe shqiptarët janë rreshtuar në krahun e duhur përkrah aleatëve. Duhet të respektojmë vendimet, të mos i shmangemi detyrave dhe të mos përfitojmë nga momentet e vështira. Vetëm kështu respektojmë shpresën e qytetarëve tanë.

Të fundit