Flash News

E-TJERA

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për 'Policinë e Shtetit', miratohet përbërja e Komisionit për raportin e Dick Marty

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për 'Policinë e
Foto Ilustruese/ Kuvendi

Me 83 vota kundër dhe vetëm 9 pro, Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për kthimin e ligjit për ‘Policinë e Shtetit’. Në fjalën e tij në Kuvend, Lleshaj e cilësoi dekretin e presidentit për kthimin e ligjit si akt të mirfilltë politik, deklaratë kjo e cila u kundërshtua ashpër nga Myslim Murrizi.

“U nise ta pastrosh policinë nga barkderrat dhe e mbushe me derra bark”, iu kthye Murrizi Lleshajt.

Po ashtu, deputetët kanë miratuar me 85 vota pro dhe 12 kundër përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty.

Emrat që do të përfaqësojnë mazhorancën dhe opozitën në këtë komision: 

-Nga shumica: Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj.

-Nga opozita: Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi dhe deputetja e pavarur Elena Xhina.

Ndërkaq, në seancën e kësaj të enjteje u miratua me 91 vota pro marrëveshja me BERZH për infrastrukturën, dhe 94 vota pro dhe 4 kundër një tjetër marrëveshje po me BERZH për 15 milionë euro hua për përballjen me COVID.

Marrëveshja e fundit, ajo me Emiratet e Bashkuara Arabe është miratuar nga deputetët me 92 vota pro dhe 6 kundër.

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për 'Policinë e

Të fundit