Flash News

E-TJERA

Pamjet me dron/ Asfalti i çarë dhe i spostuar, ja si ka përfunduar rruga Prrenjas-Librazhd

Pamjet me dron/ Asfalti i çarë dhe i spostuar, ja si ka

Pamjet me dron kanë treguar më qartë dëmtimet e rënda që ka pësuar aksi rrugor Prrenjas–Librazhd, në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”.

Siç duket nga video e publikuar nga News 24, rrëshqitjet e tokës kanë prekur drejtpërdrejt trupin e rrugës, duke shkaktuar devijime të theksuara dhe zhvendosje të shtresës së asfaltit.

Po ashtu, një pjesë e segmentit është spostuar ndjeshëm, ndërsa stabiliteti i rrugës paraqitet i komprometuar. Për shkak të dëmtimeve të konsiderueshme dhe rrezikut potencial për drejtuesit e mjeteve, autoritetet kanë vendosur mbylljen e qarkullimit në këtë aks.

Megjithëse ishte paralajmëruar hapja e rrugës gjatë mesditës së sotme, situata në terren tregon se lëvizja do të mbetet e pezulluar deri në një njoftim të dytë.

 

Të fundit