Flash News

E-TJERA

Rrëshqitjet e tokës në aksin Librazhd-Pogradec, dëmtime edhe në Bypass-in provizor; pritej të hapet sot

Rrëshqitjet e tokës në aksin Librazhd-Pogradec, dëmtime edhe

Situata në aksin rrugor Librazhd–Pogradec vijon të përkeqësohet si pasojë e rrëshqitjeve të vazhdueshme të tokës në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, në territorin e Librazhd. Shembja e trupit të rrugës ka sjellë ndërprerje të qarkullimit, ndërsa rrezikshmëria në terren mbetet e lartë.

Problematika është thelluar edhe më tej, pasi është dëmtuar edhe bypass-i provizor që ishte ndërtuar për të mundësuar kalimin e automjeteve dhe që pritej të hapej gjatë ditës së sotme. Sipas burimeve , rrëshqitjet e reja të dheut kanë prekur edhe këtë segment alternativ, duke e bërë të pamundur vënien e tij në funksion.

Bllokimi i këtij segmenti vijon të krijojë probleme serioze në qarkullimin e mjeteve dhe në lidhjen mes zonave dhe Juglindjes. 

 

Të fundit