Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qytetarët të bllokuar, Rama shmang aksin e izoluar Prrenjas–Librazhd dhe shkon në Korçë me helikopter

Qytetarët të bllokuar, Rama shmang aksin e izoluar

Teksa aksi rrugor Prrenjas–Librazhd vijon të mbetet i mbyllur për shkak të rrëshqitjeve të dherave në zonën e njohur si “Arra e Gurrës”, situata në terren paraqitet me rrezikshmëri të lartë, duke izoluar përkohësisht qarkullimin mes Pogradec dhe Korçë. Edhe pse ishte paralajmëruar hapja e rrugës gjatë mesditës, rrëshqitjet e reja detyruan pezullimin e punimeve, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë u tërhoqën për arsye sigurie.

Në këtë situatë emergjente, mësohet se kryeministri Edi Rama ka planifikuar një vizitë në Korçë për inaugurimin e Polit të Dijes. Sipas BW, Policia e Korçës është njoftuar se kreu i qeverisë pritet të mbërrijë me helikopter rreth orës 11:00, duke anashkaluar kështu bllokimin e aksit të vetëm që lidh dy qytetet.

Nga ana e Kryeministrisë nuk ka pasur një njoftim zyrtar për këtë vizitë, ndërsa mediat lokale kanë raportuar mbi zhvillimin e saj. Ndërkohë, qytetarët që përdorin çdo ditë këtë segment rrugor përballen me vështirësi dhe pasiguri, në pritje të stabilizimit të situatës dhe rikthimit të qarkullimit normal.

 

Të fundit