Flash News

E-TJERA

Kamioni përplaset me mjetin në aksin Lezhë-Milot, një i vdekur dhe dy të plagosur

Kamioni përplaset me mjetin në aksin Lezhë-Milot, një i

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 04:30, një automjet tip kamion, i drejtuar nga shtetasi A. M., është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi kosovar K. B.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit, K. B., ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas mjekëve, të dy të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit