Flash News

SPORT

Pse ndeshja Francë-Irak rrezikon të mos luhet sonte

Pse ndeshja Francë-Irak rrezikon të mos luhet sonte

Ndeshja e parashikuar për t’u luajtur këtë mbrëmje në Philadelphia mund të mos nisë sipas programit për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Takimi është planifikuar të fillojë në orën 23:00, por parashikimet meteorologjike kanë ngritur shqetësime serioze. Reshjet intensive të shiut, të shoqëruara me stuhi dhe rrezik të lartë nga rrufetë në zonën përreth stadiumit, kanë vendosur në alarm organizatorët e aktivitetit.

Sipas mediave sportive ndërkombëtare, mes tyre edhe e përditshmja franceze L’Équipe, po monitorohet vazhdimisht situata e motit dhe nuk përjashtohet mundësia që ndeshja të shtyhet nëse kushtet atmosferike paraqesin rrezik për futbollistët, stafet teknike dhe tifozët.

Vendimi përfundimtar pritet të merret pak para fillimit të sfidës, në varësi të zhvillimit të situatës në orët e mbrëmjes.

Të fundit