Flash News

E-TJERA

Rita Petro: Pse Mimoza Ahmeti mbetet e pakapshme për paragjykimet

Rita Petro: Pse Mimoza Ahmeti mbetet e pakapshme për paragjykimet

Pjesëmarrja e poetes së njohur Mimoza Ahmeti në “Ferma VIP” ka ngjallur debate të shumta, por për shkrimtaren Rita Petro kjo është në përputhje të plotë me karakterin dhe jetën e Ahmetit.

E ftuar në podkastin “Pasvon”, Petro u shpreh se Mimoza Ahmeti nuk ka pranuar kurrë të jetojë sipas pritshmërive që shoqëria vendos mbi figurat publike apo intelektualët.

“Moza nuk futet në korniza. Kur pret që ajo të lexojë një poezi, mund të të këndojë një këngë. Kjo është Mimoza Ahmeti”, u shpreh Petro.

Sipas saj, Ahmeti vjen nga një traditë e pasur kulturore dhe letrare, por gjithmonë ka refuzuar të luajë rolin e “intelektuales së rëndë” që qëndron larg njerëzve dhe jetës së përditshme.

Petro vlerësoi aftësinë e Ahmetit për të komunikuar natyrshëm me publikun dhe për të përdorur humorin pa komplekse, duke thyer stereotipin e shkrimtarit të izoluar nga realiteti.

Një tjetër temë e diskutuar ishte edhe deklarata e Ahmetit për preferencën ndaj djemve më të rinj. Sipas Petros, kjo nuk duhet parë si një çështje moshe, por si kërkim për energji dhe vitalitet.

“Nuk është se kërkon moshën e re, por energjinë e jetës. Moza ka refuzuar gjithmonë të plaket në shpirt”, tha ajo.

Për Rita Petron, pikërisht kjo liri për të mos iu bindur etiketave është arsyeja pse Mimoza Ahmeti vazhdon të mbetet një nga figurat më të veçanta dhe më të diskutuara të kulturës shqiptare.

Të fundit