Flash News

SPORT

U keq gjatë konferencës,ish-ylli i Real Madridit pëson arrest kardiak

U keq gjatë konferencës,ish-ylli i Real Madridit pëson arrest

Trajneri Fernando Gago ka përjetuar një problem të papritur shëndetësor menjëherë pas ndeshjes së ekipit të tij Universidad de Chile ndaj O’Higgins.

Sipas raportimeve nga Amerika e Jugut, 40-vjeçari nuk është ndjerë mirë gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, ku është vënë re se ka shfaqur shenja dhimbjeje dhe shqetësimi fizik. Pas përfundimit të saj, ai është larguar me urgjencë dhe është dërguar në spital për kontrolle të specializuara.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se Gago është futur menjëherë në ekzaminime kardiovaskulare dhe ka marrë trajtim mjekësor. Në orët e para pas ngjarjes, gjendja e tij është stabilizuar, ndërsa mjekët po vijojnë monitorimin e plotë të situatës.

Klubi kilian ka reaguar zyrtarisht, duke konfirmuar se trajneri nuk do të marrë pjesë në stërvitje përkohësisht dhe se po mbetet nën kujdesin e stafit mjekësor. Në njoftim theksohet se ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe i mbikëqyrur nga specialistët.

Të fundit