Flash News

Ditari i Opozitës

Aministia Penale/ Këlliçi: Pati negociata me Ballukun, nuk pranoi të vinte në votim

Aministia Penale/ Këlliçi: Pati negociata me Ballukun, nuk pranoi

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka deklaruar se mazhoranca ka negociuar me Belinda Ballukun për të marrë pjesë në votimin e projektligjit për Amnistinë Penale.

Për Syri Tv, Këlliçi tha se Balluku nuk ka pranuar të marrë pjesë në procedurën e votimit.

“Ka patur negociata me Belinda Ballukun deri rreth orës 2 apo 3 në drekë që të vinte në Kuvend për të votuar amnistinë. Sipas informacioneve informale po e them dhe njëherë që kemi marrë, nuk ka pranuar të vijë dhe të votojë për amnistinë apo të marrë pjesë në asnjë procedurë votimi në parlament”, tha Këlliçi.

Demokrati iu referua edhe kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres. Këlliçi tha se i kishte kërkuar informacion kryetarit të Kuvendit, por ky i fundit ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

“Tashti, unë i kam bërë një pyetje sot një javë më parë Niko Peleshit, për të cilën ende nuk kam marrë përgjigje zyrtare nga Niko Peleshi. A ju ka ardhur kërkesa e dytë nga prokuroria e posaçme për masën e sigurisë për ishzëvendëskryeministren Belinda Balluku? Ende sot që flasim ka kaluar një javë, e kam pyetur dhe sot Niko Peleshin por jo me mikrofon, e pyeta si nga vendi dhe kur kam shkuar për të debatuar, dhe nuk jepet përgjigje nga kryetari i Kuvendit. Duhet që kryetari i Kuvendit t'ia përcjellë Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, dhe ata të njoftojnë mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve dhe të njoftojnë deputetët përkatës të PD-së dhe të PS-së”, deklaroi deputeti.

 

Të fundit