Flash News

E-TJERA

Nën akuzë nga SPAK për shkelje në tendera, Jonaid Myzyri emërohet në krye të OBP-së

Nën akuzë nga SPAK për shkelje në tendera, Jonaid Myzyri

Jonaid Myzyri është caktuar në drejtimin e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, duke pasuar në këtë detyrë Arlinda Pogajn, e cila ka dhënë dorëheqjen.

Myzyri ka ushtruar më herët funksionin e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik.

Por, emri i tij është përmendur edhe në kuadër të një hetimi të nisur nga SPAK, që lidhet me procedurat e prokurimit publik të zhvilluara në periudhën 2020–2023.

Më datë 24 qershor 2024 ish kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK.

Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.

Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim.

 

Të fundit