Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: As Enver Hoxha s’do fliste si Rama në Berlin, protestuesit ia “nxinë fytyrën”

Berisha: As Enver Hoxha s’do fliste si Rama në Berlin, protestuesit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë një vizite në Berlin, duke e akuzuar për qëndrime, sipas tij, të papranueshme ndaj mediave sociale, internetit dhe protestave.

Berisha u shpreh se Rama, sipas tij, po përdor udhëtimet ndërkombëtare për të sulmuar protestën dhe lirinë e shprehjes, duke e cilësuar këtë sjellje “absolutisht amorale”.

Ai ngriti një sërë akuzash ndaj qeverisë, duke përmendur raportin e OSBE-së të vitit 2014, të cilin e interpretoi si denoncim për afera financiare, si dhe çështje të ndryshme të investimeve publike, përfshirë inceneratorët dhe impiantin e ujërave të zeza në Tiranë. Sipas tij, këto projekte përfaqësojnë, siç tha ai, kosto të fryra dhe dështime në realizim.

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën e zhvillimit urban dhe pasuritë e kryeministrit, duke përmendur, sipas tij, “saraje” dhe projekte infrastrukturore të dyshuara për mungesë transparence.

PJESE NGA FJALA E BERISHES

Edi Rama i sfazuar vazhdon e përdor udhëtimet ndërkombëtare për të sulmuar në mënyrë absolutisht amorale protestën, internetin, mediat sociale, të cilat sipas tij po e transformojnë realitetin.
Po ka realitet më të hidhur se sa raporti i OSBE-së që e akuzonte direkt për 200 milionë euro në llogaritë offshore në vitin 2014?
Dhe që nuk bëri gëk as mëk se ia nxirrnin faturat.
A ka realitet më të hidhur se sa djegësat 400 milionë euro, njëri nuk është ndërtuar kryesori, tjerët janë jashtë përdorimit.
Por atë nuk e lë vjedhja për të parë. Ia ka verbuar sytë vjedhja dhe pushteti.
A ka realitet më të hidhur se sa impianti i përpunimit të ujërave të zeza të Tiranës 120 milionë dollarë kredi japoneze, dhe është njëlloj si djegësi i Tiranës?
A ka realitet më të hidhur se sa kostot e punëve publike 8-10 herë më të larta se në BE?
A ka realitet më të hidhur se sa realizimin e vetëm 5 përqind të projekteve në afatin e caktuar?
A ka realitet më të hidhur se sa çmimet stratosferike në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të rajonit?
U mor vesh sa ka arritur qiraja mesatare. Qiraja mesatare 770 euro, më shumë se dy të tretat e rrogës.
A nuk është ky një mekanizëm i përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria.
A ka realitet më të hidhur se sarajet e tij? Gjeni një kryeministër tjetër me saraje me themele 870 metra dhe me park dhe kopsht 8400 metra.
Ti je i verbër, nuk i sheh këto ti.
A ka realitet më të hidhur se pallati pesë kate mbi tokë dhe dy kate nën tokë pa asnjë faturë dhe ndërtuesi i tij merr 360 milionë euro për rrugën Qukës-Qafë Plloçë?
Dhe Evropa nuk ka nevojë të mbrohet vetëm me atë mburojën antiraketore, por ka nevojë edhe me mburojën anti-internet tani. Nga mburoja e shpifjeve të internetit, të TikTokut dhe të këtyre.
Turp të ketë, Enver Hoxha nuk mund të fliste më ndryshe se ky në Berlin.
Paska nevojë Evropa edhe për këtë mburojë.
I përshëndes ata shqiptarë që ia treguan vendin aty.
I përshëndes, guximtarë.
Ia zunë derën dhe ia nxinë fytyrën, e detyruan të bëjë edhe gjeste rrugaçi aty.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT PARTIA DEMOKRATIKE

Të fundit