Flash News

Bota

Zbulohet destinacioni sekret në Europë ku pritet të firmoset marrëveshja SHBA–Iran

Zbulohet destinacioni sekret në Europë ku pritet të firmoset

Një marrëveshje e përkohshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila synon t’i japë fund luftës në Lindjen e Mesme, mund të nënshkruhet të premten në resortin malor Buergenstock në Zvicrën qendrore, shkruan Reuters.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme zvicerane të publikuar të martën, autoritetet zvicerane kanë qenë në kontakt të ngushtë me SHBA-në, Iranin, Pakistanin dhe Katarin lidhur me mundësinë e nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi mes Uashingtonit dhe Teheranit.

“Në këtë fazë, nënshkrimi është planifikuar për të premten, më 19 qershor, në Buergenstock, në kantonin Nidwalden. Vendndodhja është propozuar nga ndërmjetësuesit pakistanezë dhe katarë, si dhe nga SHBA-ja dhe Irani,” thuhet në deklaratë.

Të fundit