Flash News

E-TJERA

U arrestua në Belgjikë, shfaqet i transformuar ‘Gert Gjenerali’

U arrestua në Belgjikë, shfaqet i transformuar ‘Gert

Gert Gjinarari, i njohur edhe si “Gert Gjenerali” dhe i konsideruar si një nga emrat më të njohur të botës së krimit shqiptar, është arrestuar së fundmi në Belgjikë nga autoritetet lokale.

Sipas policisë, 52-vjeçari është ndaluar pasi posedonte dokumente italiane të falsifikuara. Ai rezulton i dënuar më herët me burgim të përjetshëm për disa vepra të rënda penale, përfshirë “vrasje me paramendim”, “prodhim dhe shitje narkotikësh”, si dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Gjinarari është përmendur ndër vite në ngjarje të bujshme kriminale, përfshirë edhe vrasjen e vitit 1997 në Itali të Naim Zyberit, i njohur si një nga figurat e forta të Tiranës së asaj periudhe.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen pas arrestimit të tij është pamja e tij e ndryshuar ndjeshëm. Në foton e publikuar në media, 52-vjeçari shfaqet i transformuar krahasuar me imazhin e tij të viteve të mëparshme, duke u bërë menjëherë objekt vëmendjeje në rrjetet sociale dhe media.

U arrestua në Belgjikë, shfaqet i transformuar ‘Gert

Të fundit