Flash News

E-TJERA

'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO

'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit

Detaje të reja janë zbradhur nga përplasja fizike brenda kafazit të xhamtë sot në sallën e GJKKO-së.

Mësohet se Kristi Bushgjoka është ngritur në këmbë brenda kafazit të qelqtë, duke i thënë gjakatës: Me leje gjyqtar.

Gjyqtari ka menduar se Kristi do merrte fjalën por ai menjëherë i është drejtuar Petrit Çakrrit, duke e sulmuar me grushta, pas tij edhe dy vëllezërit e tjerë Fation dhe Aleksandër Bushgjoka.

Tre vëllezërit kanë sulmuar njëkohësisht Çakrrin derisa është bërë i mundur neutralizimi nga shërbimet e sigurisë. Çakrri mësohet de gjatë procesit ka implikuar vëllezërit Bushgjoka në vrasjen e Renis Dobrës, teksa për veten nuk ka pranuar përgjegjësinë, që ka agravuar përplasjen.

Mësohet se Çakrri është goditur me shkelma, grushta dhe ka marrë dëmtime fizike.

Në momentin e sulmit kanë qenë 4 - 5 punonjës sigurie por më pas është dashur ndërhyrja e forcave të tjera policore.

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra ndodhi në korrik të vitit 2025 dhe dyshohet se u krye për prishjen e pazareve të drogës. I riu u mor peng, u mbyt me litar dhe u hodh në Liqenin e Shkopetit (Ulzë) së bashku me makinën e tij. Për ngjarjen u arrestuan katër persona, të akuzuar si grup i strukturuar kriminal.

Të fundit