Flash News

E-TJERA

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranë: “Rama largohu!”

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar manifestimin e tyre me thirrje kundër klasës politike.

Nën sloganet “Nesër më shumë” dhe “Rama largohu”, qytetarët po përmbyllin ditën e 14-të të protestave, të cilat sipas organizatorëve kanë njohur rritje të vazhdueshme të pjesëmarrjes.

Gjatë tubimit të sotëm, dhjetëra qytetarë morën fjalën në podiumin e ngritur përpara Kryeministrisë, duke ndarë qëndrimet dhe kërkesat e tyre.

Protestës iu bashkuan gjithashtu shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme europiane, mes tyre Gjermania, Anglia, Franca dhe Italia, duke i dhënë tubimit një pjesëmarrje më të gjerë se në ditët e mëparshme.

Të fundit