Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit

Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protestat e ditëve të fundit nuk duhet të errësohen nga, siç i quajti ai, “slogane të opozitës së opozitës”, duke theksuar se lëvizja qytetare është mbi interesat partiake.

Në një komunikim online me qytetarët, Berisha u shpreh se në protestë marrin pjesë qytetarë që nuk kanë qenë kurrë të angazhuar politikisht, të rinj jashtë strukturave partiake, por edhe mbështetës të forcave të ndryshme politike, çka sipas tij e bën këtë lëvizje tejkaluese të kufijve partiakë.

Ai theksoi se dallimet në slogane mes grupeve të ndryshme nuk duhet të zbehin, sipas tij, “pamjen madhështore” dhe misionin e protestës, të cilën e cilësoi si një reagim qytetar përtej politikës së zakonshme.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se qeveris në mënyrë autoritare dhe e krahasoi qeverisjen e tij me stilin e “etërve ideologjikë”, ndërsa komentoi edhe një miting të mazhorancës, të cilin e cilësoi si “funebër” dhe si shenjë, sipas tij, të rënies së Partisë Socialiste.

Ai deklaroi se Partia Socialiste është një forcë politike “e themeluar në krim”, që sipas tij ka institucionalizuar dhe vazhdon të mbështesë praktika kriminale në qeverisje.

Sipas tij, forca kryesore e kësaj lëvizjeje është ndërgjegjja qytetare dhe pjesëmarrja e të rinjve dhe qytetarëve që kërkojnë ndryshim në vend.

PJESE NGA FJALA

Mos harroni se ajo protestë është tej partive politike.

Në atë protestë ka qytetarë që nuk kanë qenë kurrë në parti politike, ka të rinj që nuk kanë qenë ndonjëherë në forumet e partive politike, por ka edhe dhjetëra, qindra, mijëra anëtarë të forcave politike të qendrës së djathtë dhe të majta dhe natyrshëm aty do ketë slogane që një palë do i pëlqejë, kurse një palë tjetër mund të mos i pëlqejë.
Por nuk duhet të jetë kurrë ato që të errësojnë pamjen madhështore, misionin e madh të kësaj proteste.
Ndaj dhe ai që i thotë vetes shqiptar dhe e do këtë vend, duhet të mendojë se si ta ndihmojë suksesin e kësaj proteste.
Mos harroni një gjë, Edi Rama është një diktator autoritar, qeveris në stilin e etërve të tij.
Do më falni, e patë mitingun e tij të djeshëm?
Çfarë ishte ai?
Ai aty lexoi elegjinë e vetes së tij, mitingu ishte një miting funebër, de facto për të gjithë ata që i ndjekin, ai miting shënoi fundin e partisë së krimit.
E një partie që u themelua në krim.
E një partie që shndërroi krimin në sistem.
E një partie që vazhdon krimin në të gjitha aspektet.
Ndaj dhe ata qytetarë kanë nevojë të jashtëzakonshme për mbështetjen e çdo shqiptari.
Nuk duhet që slogane me protagonistë opozitën e opozitës apo grupime të caktuara të dekurajojnë...
Në asnjë mënyrë.
Opozita e opozitës është vegël e qeverisë, por u garantoj se nuk është asgjë tjetër vetëm si ajo miza në shpinën e kalit, siç thotë Denis Diderot, që beson se e tërheq karrocën.
Por atë karrocë e tërheqin, atë uragan e tërheq përgjegjësia dhe ndërgjegjja qytetare e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë.

Të fundit