Flash News

E-TJERA

Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim

Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të

Një nga pjesëmarrësit në protestën e sotme tha se lëvizja qytetare po drejtohet nga të rinjtë që kërkojnë një shkëputje nga politika tradicionale dhe figurat që, sipas tij, kanë dominuar jetën publike prej dekadash.

Në një intervistë për News 24, ai tregoi se kishte udhëtuar nga Gjermania për t’iu bashkuar protestës dhe premtoi se do të rikthehet sa herë të jetë e nevojshme.

Sipas protestuesit, pakënaqësia e grumbulluar ndër vite po shprehet tashmë hapur në sheshet e vendit, ndërsa një numër i madh shqiptarësh nga diaspora kanë zgjedhur të mbështesin nga afër këtë kauzë.

“Jemi këtu kundër gjithë klasës së vjetër politike. Zemërimi i mbledhur për vite me radhë po gjen zë në këtë protestë. Kam ardhur nga Gjermania për t’u bashkuar me qytetarët dhe do të vij përsëri derisa Rama dhe kjo klasë politike të largohen. Ka shumë të rinj nga diaspora që kanë ardhur për të qenë pjesë e kësaj proteste”, deklaroi ai.

Të fundit