Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa i drejtohet qeverisë: Kuvendi s’mund të jetë një botë paralele, realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës

Zhupa i drejtohet qeverisë: Kuvendi s’mund të jetë një

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka folur nga foltorja e Kuvendit për protestën masive qytetare që po zhvillohet prej 11 ditësh në Tiranë.

Zhupa deklaroi se Parlamenti Evropian ka kërkuar shfuqizimin e ligjin për zonat e mbrojtura, e megjithatë, Kuvendi e ka lënë jashtë rendit të ditës këtë kërkesë.

Deputetja demokrate iu drejtua qeverisë duke i treguar se qëndron në një realitet krejt ndryshe nga ai që po ndodh sot në rrugët e Tiranës. Zhupa solli në vëmendje kërkesën e vazhdueshëm të qytetarëve, dorëheqjen e menjëhershme të Ramës.

“Ky Kuvend nuk mund të jetë në një botë paralele, nga bota e realitetit që po ndodh në Shqipëri. Se kush është prioritet i ditës. Çështja e parë që duhet adresuar është paketa e integrimit, e shfuqizimit të ligjit, që e kanë dhuruar Shqipërinë te oligarkët. E kanë trajtuar zhvillimin; kur do dhe si do Edi Rama. Kjo nuk është as Shqipëria europiane, dhe as ajo që duan shqiptarë. Në fakt është i vetmi pr/ligj në kalendar se kur do të shqyrtohet, për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Edhe ça bëni ju? E lini pa data. Realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, një qeveri tranzitore, një parlament që miraton shfuqizimin e ligjeve, një parlament që nuk i anatemon protestuesit.

Është një nga kërkesat e protestuesve për të mbrojtur zonat e mbrojtura, trashëgiminë natyrore dhe kulturore. Miratoni kalendar për gjëra të pavlera. Përgjigjuni realitetit. Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës, kërkon një qeveri tranzitore, një parlament që miraton shfuqizimin e ligjeve kundër interesit publik”, tha Zhupa.

Të fundit