Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nervat 'tradhtojnë' këshilltarin e PS, shpërthen ndaj protestuesve: Ça iu ka vjedhur Rama, sytë që t’u dalin!

Nervat 'tradhtojnë' këshilltarin e PS, shpërthen ndaj

Protesta qytetare hyri dje në ditën e 10-të. Dhjetëra mijëra të rinj qëndruan para Kryeministrisë dhe marshuan në rrugët e Tiranës duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama.

Por, jehona e protestës dhe qëndresa e rinisë ka tronditur kampin rozë. Alfred Muharremi, këshilltar i PS, ka ofenduar shqiptarët që sot protestojnë për vjedhjen e tokave nga qeveria.

I ftuar në A2CNN, Muharremi nuk e përmbajti dot veten duke pretenduar se Rama dhe PS-ja e tij nuk i ka vjedhur asgjë shqiptarëve, për të kaluar më pas në fyerje ndaj protestuesve.

“Këta thonë “Rama n’burg”. Çfarë ka shitur Rama? Çfarë u ka tradhëtuar Rama këtyre? Sytë që t’u dalin! Flas kështu sepse kanë 5 ditë që merren me familjen time sepse unë kam mendim ndryshe. Asnjë protestues nuk është prekur. Nuk u thua dot socialistëve “shisni vendin””, tha Muharremi.

Të fundit