Flash News

E-TJERA

I dënuar me 15 vjet burg për trafikim të qenieve njerëzore, arrestohet në Itali shqiptari me dy emra

I dënuar me 15 vjet burg për trafikim të qenieve njerëzore,

Një 42-vjeçar i dënuar me 15 vite burg për trafikim të qenieve njerëzore është arrestuar në Itali, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitesh, ai u lokalizua falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, ndërsa tashmë pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

"I dënuar me 15 vjet burgim, për trafikim të qenieve njerëzore, arrestohet në Itali, 42-vjeçari.

Gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Romës, u arrestua në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Sefer Selimaj alias Ani Ibraliu, 42 vjeç.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, në vitin 2017, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”. Nga dënimi, 42-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 10 muaj dhe 19 ditë burgim.

Vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Shqipëri", njofton policia. 

Të fundit