Flash News

E-TJERA

Temperaturat shkojnë deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Temperaturat shkojnë deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e mesditës dhe temperaturat maksinale pritet të arrijnë në 37 gradë. Prej orëve mesditës e në vijim mot me alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë
relieveve malore të vendit shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje të dobëta shiu, (përjashtuar vijën bregdetare).
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

Të fundit