Flash News

E-TJERA

Zjarr në Llakatund të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve me shpejtësi

Zjarr në Llakatund të Vlorës, era favorizon përhapjen e

Një vatër zjarri është shfaqur rreth mesditës së kësaj të hëne në fshatin Llakatund, në Vlorë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Në zonë janë angazhuar dy mjete të shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve, me synim parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonave të tjera dhe mbrojtjen e banesave.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë të ndjekin nga afër situatën dhe operacionin për vënien e zjarrit nën kontroll.

Të fundit