Flash News

E-TJERA

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të diel një zonë pujore mes fshatit Klos dhe Parkut Arkeologjik të Bylisit, në Bashkinë e Mallakastrës.

Zjarri ka shkaktuar dëme në sipërfaqe me ullinj, shkurre dhe bimësi të egër.

Dyshohet se flakët kanë rënë fillimisht pranë rrugës rurale që lidh Hekalin me Klosin, ku është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe e mbjellë me ullinj. Më pas, të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi në zona të mbuluara me gjineshtër dhe bimësi të thatë.

Zjarri ka depërtuar edhe në territorin e Parkut Arkeologjik të Bylisit, ku janë djegur shkurre dhe bar i thatë.

Të fundit