Flash News

E-TJERA

Studenti nga protesta: Rama e ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!

Studenti nga protesta: Rama e ka kthyer Shqipërinë në një

Gjatë protestës para Kryeministrisë, fjalën e mori edhe një student, i cili renditi një sërë arsyesh pse, sipas tij, kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.

Në fjalimin e tij, studenti akuzoi qeverinë për betonizimin e qyteteve dhe zhdukjen e hapësirave të gjelbra, duke thënë se zhvillimi urban është zëvendësuar nga ndërtimi i pakontrolluar i pallateve. Ai e cilësoi Shqipërinë si një "republikë bananesh" dhe një "narkoshtet", ndërsa kritikoi edhe politikat sociale dhe ekonomike të qeverisë.

Sipas tij, pensionistët vazhdojnë të përballen me vështirësi pasi rritja e pensioneve nuk mbulon as indeksimin e çmimeve, ndërsa emigrimi masiv po e zbraz vendin nga të rinjtë.

"Ne kërkojmë dorëheqje për shkatërrimin e zonave urbane me pallate. Zero gjelbërim. Kërkojmë dorëheqje sepse e ke kthyer Shqipërinë në një republikë bananesh, në një narkoshtet. Kërkojmë dorëheqje për gjyshërit tanë, sepse rritja e pensioneve është më e vogël se indeksimi. Kërkojmë dorëheqje për shpopullimin e Shqipërisë. Nga lindja në perëndim ka aq shumë arsye që të largohesh. Ik, mos e nxi më historinë", u shpreh studenti.

Të fundit