Flash News

Bota

Vala ekstreme e të nxehtit në Francë, 55 persona humbin jetën

Vala ekstreme e të nxehtit në Francë, 55 persona humbin

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Francën ka shkaktuar një bilanc tragjik.

Të paktën 55 persona kanë humbur jetën nga temperaturat përvëluese, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet.

Ministrja e Sportit, Marina Ferrari, deklaroi për Franceinfo se shumica e rasteve lidhen me përpjekjet e qytetarëve për t'i shpëtuar vapës rekord që ka goditur vendin.

Aktualisht, 61 departamente ndodhen nën alarm të kuq për temperaturat ekstreme, ndërsa 25 të tjera janë në alarm portokalli. Edhe pse disa zona pritet të kalojnë në nivel më të ulët alarmi gjatë fundjavës, meteorologët parashikojnë temperatura që do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius.

Situata ka vënë nën presion të madh sistemin shëndetësor. Ministrja e Shëndetësisë, Stephanie Rist, paralajmëroi se repartet e urgjencës po përballen me një fluks të lartë pacientësh, ndërsa spitalet në Paris dhe zonat përreth raportohen tashmë të mbingarkuara.

Përballë emergjencës, kryeministri Sebastien Lecornu ka aktivizuar planin ORSAN të nivelit të tretë, shkalla më e lartë e mobilizimit të sistemit shëndetësor në Francë.

Ndërkohë, autoritetet e Parisit kanë vendosur masa shtesë për përballimin e situatës, duke ndaluar konsumimin e alkoolit në vende publike gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Të fundit