Flash News

E-TJERA

FOTOLAJM/ Shpallen "në kërkim" Rama, Balluku dhe Balla “për vendime anti-shqiptare”

FOTOLAJM/ Shpallen "në kërkim" Rama, Balluku dhe Balla

Pankartat me tone ironike dhe simbolike kanë tërhequr sërish vëmendjen gjatë protestës së 26-të radhazi para Kryeministrisë, ku qytetarët kanë vijuar të shprehin revoltën e tyre përmes mesazheve të ndryshme vizuale.

Në shesh janë parë “njoftime kërkimi” të stilit “WANTED”, ku janë vendosur emra të disa prej figurave kryesore të qeverisë dhe mazhorancës, përfshirë kryeministrin Edi Rama, ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe ish-ministrin Taulant Balla.

FOTOLAJM/ Shpallen "në kërkim" Rama, Balluku dhe Balla

Në një nga pankartat shkruhej: “WANTED – Paaftësi pune – Taulant Balla – ish-ministër / Reward: $10,000,000”, ndërsa një tjetër i referohej Ballukut: “WANTED – Për marrje vendimesh anti-shqiptare – Belinda Balluku – ish-zv.kryeministre / Reward: $10,000,000”.

FOTOLAJM/ Shpallen "në kërkim" Rama, Balluku dhe Balla

Edhe kryeministri Edi Rama ishte pjesë e këtyre mesazheve simbolike, ku në një pankartë shkruhej: “WANTED – Për marrje vendimesh anti-shqiptare – Edi Rama – ish-kryeministër / Reward: $10,000,000”.

Pankartat ironike kanë përfshirë gjithashtu edhe figura të tjera të Partisë Socialiste, si deputetja Zegjine Çaushi, e cilësuar nga protestuesit si përfaqësuese e PS në rrjetet sociale, si dhe deputeti Ardit Bido, i përmendur në mënyrë ironike si përfaqësues i partisë në mediat online.

FOTOLAJM/ Shpallen "në kërkim" Rama, Balluku dhe BallaFOTOLAJM/ Shpallen "në kërkim" Rama, Balluku dhe Balla

Të fundit