Flash News

E-TJERA

Krim në familje, 76-vjeçari vret me thikë vëllain në Kavajë

Krim në familje, 76-vjeçari vret me thikë vëllain në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Agonas të Kavajës.

Policia njofton paraprakisht se një 76-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë vëllain e tij,  gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë. 

"Rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, Kavajë, dyshohet se, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, autorin e dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje", njofton policia. 

Të fundit