Flash News

E-TJERA

Shiu nuk e ndal revoltën, i moshuari marshon me flamurin shqiptar dhe amerikan drejt Kryeministrisë

Shiu nuk e ndal revoltën, i moshuari marshon me flamurin shqiptar dhe
Reshjet e shiut që kanë përfshirë Tiranën këtë të mërkurë nuk kanë ndikuar në vijimin e protestës kundër kryeministrit Edi Rama. Qytetarët janë mbledhur sërish në kryeqytet për ditën e 25-të radhazi, duke përsëritur kërkesën e tyre për dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike. Pjesëmarrësit mbajtën pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa theksuan se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Mes protestuesve ka tërhequr vëmendjen edhe një qytetar i moshuar, i cili, nën shi, iu bashkua marshimit duke mbajtur në duar flamurin kuqezi dhe flamurin amerikan. Prania e tij u pa si simbol i vendosmërisë së protestuesve për të mos u tërhequr nga kauza e tyre, pavarësisht motit të keq.

Protesta kundër qeverisë ka hyrë tashmë në javën e katërt, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë paralajmëruar se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Të fundit