Flash News

E-TJERA

Marshimi në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Poshtë patronazhistët!

Marshimi në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen

Protestuesit kanë vijuar edhe këtë mbrëmje marshimin në rrugët e Tiranës, duke përmbyllur ditën e 24-t të mobilizimit të tyre kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Pas tubimit para Kryeministrisë, mijëra qytetarë u shpërndanë në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke përsëritur kërkesën e tyre kryesore për largimin e kreut të qeverisë dhe ndryshime të thella politike në vend.

Gjatë protestës, dhjetëra pjesëmarrës morën fjalën në podiumin e ngritur para Kryeministrisë, ku ritheksuan pikat e platformës së protestës dhe vendosmërinë për të vijuar qëndresën.

Përgjatë marshimit nuk munguan as thirrjet e zakonshme të protestuesve, mes tyre “Parlamenti i krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ju erdhi fundi”, të cilat u dëgjuan vazhdimisht nga turma.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke këmbëngulur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre deri në realizimin e tyre.

Të fundit