Flash News

E-TJERA

Në ditën e 23-të të protestës, Lea Ypi ndan vargjet e Brecht: Kur shfrytëzimi rritet, guximi shtohet...

Në ditën e 23-të të protestës, Lea Ypi ndan vargjet e

Nga Londra, ku jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj akademik, Ypi ka ndarë në llogarinë personale në Instagram një fragment nga poezia “Në lavdi të revolucionarit” e dramaturgut dhe poetit gjerman Bertolt Brecht.

Postimi vjen në një moment kur protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 23-të, me mijëra qytetarë që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime të thella politike.

Megjithëse autorja nuk bën asnjë referencë të drejtpërdrejtë ndaj zhvillimeve në Shqipëri, përmbajtja e vargjeve të përzgjedhura është interpretuar nga shumë ndjekës si një reflektim mbi klimën aktuale politike dhe shoqërore në vend.

Në pjesën e publikuar nga Ypi, Brecht shkruan:

Kur shfrytëzimi vjen në rritje, shumë njerëz shkurajohen, por guximi i tij shtohet. Kudo që ka shtypje dhe flitet për ‘fat’, ai do t’i quajë gjërat me emrin e tyre të vërtetë. Atje ku ai ulet në tryezë, ulet gjithashtu edhe pakënaqësia.”

Mesazhi është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa shumë komentues e kanë lidhur atë me valën e protestave që po zhvillohen në Shqipëri. Të tjerë e kanë konsideruar postimin si një thirrje universale kundër padrejtësive dhe shtypjes, në frymën e veprës së Bertolt Brecht.

Lea Ypi, autore e njohur ndërkombëtarisht dhe profesore e teorisë politike në Londër, është shprehur edhe më herët për çështje që lidhen me demokracinë, liritë civile dhe tranzicionin politik në Shqipëri. Për këtë arsye, postimet e saj shpesh marrin vëmendje të veçantë në debatin publik shqiptar.

 

Të fundit