Flash News

Ditari i Opozitës

Rama shthuri gojën ndaj protestuesve, Berisha: Fyeu shqiptarët para gjithë botës

Rama shthuri gojën ndaj protestuesve, Berisha: Fyeu shqiptarët para

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në një intervistë për Financial Times, ku ky i fundit iu përgjigj akuzave të protestuesve që e kanë cilësuar si “Kumbari” i korrupsionit në Shqipëri.

Gjatë intervistës, Rama deklaroi se nuk e konsideron detyrë të tijën të provojë pafajësinë përballë këtyre akuzave, por se barra e provës u takon atyre që i bëjnë ato.

“Nuk është detyra ime të provoj që nuk jam Kumbari, është detyra e tyre të provojnë që jam. Njerëzit thonë se unë jam udhëheqësi i gjithë kësaj. Unë u them ‘fuck you’. Aq e thjeshtë”, u shpreh ai në intervistë.

Pas këtyre deklaratave, Berisha akuzoi Ramën se ka përdorur gjuhë fyese ndaj shqiptarëve në një prej mediave më të njohura ndërkombëtare, duke e cilësuar retorikën e tij të papranueshme për një kryeministër.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se gjuha e përdorur nga Rama ndaj qytetarëve shqiptarë nuk është përdorur as nga liderë autoritarë si Muamar Gadafi apo Sadam Husein ndaj popujve të tyre.

Sipas kreut të opozitës, deklaratat e Ramës dëshmojnë një qëndrim përçmues ndaj qytetarëve shqiptarë dhe kanë shkaktuar habi edhe te të pranishmit në intervistë.

Gjatë fjalës së tij, ai përshëndeti gjithashtu protestuesit që, sipas tij, kanë vijuar mobilizimin kundër qeverisë pavarësisht temperaturave të larta, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe diasporës shqiptare të vazhdojnë angazhimin në protestat kundër qeverisë.

PJESE NGA DEKLARTA

Së dyti, përsëri përshëndes dhjetëra mijëra qytetarë, të cilët në kushte të jashtëzakonshme të një vape të paparë, mbushën përsëri dje rrugët dhe bulevardet e Tiranës gjer në orët e para të mëngjesit, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të narkodiktatorit.
U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, i madh dhe i vogël, t’i bashkohen kësaj proteste në çdo kohë dhe në çdo rast.
Kësaj proteste madhështore që mbjell shpresë në çdo zemër shqiptare.
I bëj thirrje diasporës të mbetet si gjer sot, e angazhuar në këtë mision të madh të shpëtimit të Shqipërisë nga një regjim që në shumë aspekte e ka dëmtuar në ekzistencën e vet kombin shqiptar më shumë se çdo regjim tjetër para tij.
Dënoj me forcën më të madhe sharjet e pakualifikueshme që Edi Rama u bën shqiptarëve në mediat më të mëdha ndërkombëtare.
U garantoj se as Gadafi, as Sadami, as Maduro nuk i kanë lejuar vetes gjuhën që Edi Rama ka përdorur në Financial Times ndaj shqiptarëve.
Ky ka dëshmuar urrejtjen e pakufishme që ka ndaj qytetarëve shqiptarë.
Sharja e tij ishte shokuese për gazetaren dhe audiencën e pranishme.
Edi Rama nuk sillet si padrino, shumë më keq se padrino i Shqipërisë.
Edi Rama konsideron Shqipërinë një sulltanat të kohërave të shkuara, në të cilin vetë ai bën sulltanin, gjykatësin, policin dhe çdo funksion tjetër.
Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë.
Edhe prapa diellit të shkojë, shkon si një hajdut i pashoq i kombit të tij.
Shkon si njeriu që ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë.
Shkoi si një tradhtari i një kombi që bëri gjithçka, kreu gjenocid të kalkuluar ndaj tij për t’i përzënë shqiptarët nga Shqipëria, një armik i egër i shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në botë.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT PARTIA DEMOKRATIKE

Të fundit