Flash News

E-TJERA

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez te vijat e bardha

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez te vijat e bardha

Një AKSIDENT rrugor është regjistruar në qytetin e Beratit, përgjatë shëtitores së njohur si “Rruga e Lumit”, ku një turist i huaj mbeti i plagosur pasi u godit nga një motomjet.

Sipas informacioneve paraprake, një 35-vjeçar që po lëvizte me motor në këtë segment rrugor ka përplasur një shtetas holandez, 53 vjeç, i identifikuar me inicialet V.J., teksa ky i fundit po kalonte rrugën në vijat e bardha së bashku me një grup turistësh.

Pas aksidentit, i dëmtuari u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku mori ndihmën mjekësore të nevojshme. Burime spitalore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe vijon të mbahet nën vëzhgimin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë specialistët e Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë shoqëruar drejtuesin e motorit, shtetasin B.M., 35 vjeç, banues në Berat. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vijim.

Të fundit