SPORT

Botërori 2026 në alarm/ “Topi problematik” rikthen hijen e Jabulanit, portierët të shqetësuar, sulmuesit përfitojnë

Botërori 2026 në alarm/ “Topi problematik” rikthen hijen e
Një shqetësim i ri dhe i papritur ka tërhequr vëmendjen në Botërorin 2026. Këtë herë, problemi nuk lidhet me arbitrat apo sistemin VAR, por me elementin kryesor të lojës: topin.

Sipas një raporti të publikuar nga e përditshmja britanike “The Telegraph”, ekspertët kanë ngritur alarmin se topi zyrtar i turneut shfaq sjellje të paqëndrueshme në ajër, duke krijuar vështirësi serioze gjatë ndeshjeve.

Futbollistët, veçanërisht portierët, janë ankuar për trajektoret e paparashikueshme që merr topi pas goditjeve të forta nga distanca. Sipas analizave të specialistëve të aerodinamikës, kombinimi i dizajnit të ri dhe materialeve të përdorura bën që topi të ndryshojë drejtim në momentet e fundit, duke e kthyer pritjen në një sfidë të vërtetë për gardianët.

Kjo situatë ka sjellë menjëherë në kujtesë topin e famshëm “Jabulani” të Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, i cili u kritikua ashpër për lëvizjet e tij të çuditshme në fushë.

Ndërsa portierët shprehin shqetësim për këtë “paqëndrueshmëri”, sulmuesit duket se po përfitojnë, duke parë më shumë hapësira për gola spektakolarë nga distanca.

Të fundit