Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi i përgjigjet Ramës për “Aruban”: Nuk është algoritëm, por dosje hetimore e SPAK

Bardhi i përgjigjet Ramës për “Aruban”: Nuk

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për çështjen e njohur si “Aruba”, duke e akuzuar këtë të fundit se po përpiqet të relativizojë hetimet përmes retorikës politike.

Sipas Bardhit, pretendimi i Ramës se çështja është produkt i “algoritmit” nuk qëndron, duke theksuar se informacionet që lidhen me këtë dosje, burojnë nga materiale hetimore dhe përgjime të autoriteteve ligjzbatuese belge, të administruara në kuadër të hetimeve të SPAK.

Ai ka deklaruar se në dokumentet hetimore përmenden takime mes personave nën hetim dhe funksionarëve të lartë shtetërorë shqiptarë, të zhvilluara në disa vende, përfshirë edhe Aruba, dhe se këto të dhëna nuk mund të hidhen poshtë me deklarata politike apo batuta.

Reagimi i Bardhit:

Edi Rama ka deklaruar sot se: “Ndërkohë Auruba është bërë e vërtetë. Është nxjerrë në këtë fushën e algoritmit. Siç është bërë e vërtetë që unë jam konsumator kokaine.”.

NË FAKT “ARUBA” ËSHTË NJË E VËRTETË QË ULËRET DHE QË EDI RAMA NUK E FSHEH DOT ME BATUTA!

Të dhënat e dosjes së SPAK-ut nuk janë marrë nga fusha e algoritmit, por nga përgjimet zyrtare të autoriteteve ligjzbatuese belge!

Sipas SPAK-ut, nga këto përgjime ka rezultuar se: “Nga përmbledhja e dërguar nga autoritetet belge mësohen të dhëna të rëndësishme mbi takime dhe njohje ndërmjet personave nën hetim, takime këto të zhvilluara në Majorka, Gjermani, Aruba apo Belgjikë; të dhëna mbi takime të kryera nga ana e tyre me PËRFAQËSUES FUNKSIONARË TË LARTË SHTETËRORË TË SHTETIT SHQIPTAR në Aruba.

Përmendim këtu takimet e vëzhguara në janar-shkurt 2019. Sipas provave të pjesshme të paraqitura, këto takime duket se kanë të bëjnë me projekte pasurish të paluajtshme në Shqipëri, potencialisht të financuara me fonde të paligjshme, me mbështetjen e AUTORITETEVE POLITIKE.”

Fatkeqësia e Edi Ramës në këtë rast është se provat nuk janë algoritëm, por realitet! Sa do të përdridhet, ato janë aty: me video dhe foto!

Kriminalizimi i ekonomisë dhe shndërrimi i Shqipërisë në parajsën e pastrimit të parave të drogës janë vepër e tij. Herët a vonë do të mbajë përgjegjësi për këtë.

 

Të fundit