Flash News

E-TJERA

Dyshohet se pastronte paratë e grupit të Luçiano Koçekut, vetëdorëzohet polici i kërkuari nga SPAK

Dyshohet se pastronte paratë e grupit të Luçiano
Një person i shpallur në kërkim nga drejtësia është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për Erjon Ramën, i cili dyshohet si pjesë e një grupi kriminal dhe ndaj të cilit Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas hetimeve, Rama akuzohet se ka pasur rol në pastrimin e parave që rrjedhin nga veprimtari të paligjshme të një grupi të drejtuar nga Luçiano Koçeku, i njohur edhe me emrin Artur Koçeku.

Pas shtimit të kontrolleve nga strukturat e posaçme për lokalizimin e tij, i dyshuari ka vendosur të vetëdorëzohet, duke u paraqitur në polici për t’u përballur me akuzat e ngritura nga SPAK.

Njoftimi i plotë i AMP-së:

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në vijim të angazhimit të saj të pandërprerë në luftën kundër paligjshmërisë dhe garantimin e integritetit të funksionarëve publikë, ka finalizuar me sukses një tjetër operacion hetimor në kuadër të procedimit penal nr. 238 të vitit 2026, të drejtuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, AMP ka ekzekutuar masat e sigurimit personal ndaj tre shtetasve të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Masat e sigurimit të ekzekutuara janë si më poshtë:

▪️ Glodian Gëzim Ahmetaj, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Drejtor në Drejtorinë Rajonale Elbasan-Korçë, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Paraqitja në Policinë Gjyqësore”.

▪️ Devis Ramadan Ago, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Shef Sektori në Drejtorinë Rajonale Elbasan-Korçë, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “Paraqitja në Policinë Gjyqësore”.

▪️ Klevis Ramadan Hoxha, me detyrë Shef i Policisë Bashkiake pranë Bashkisë Devoll, ndaj të cilit janë vendosur masat e sigurimit “Paraqitja në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar të gjitha detyrimet procedurale të përcaktuara nga gjykata, si dhe janë ushtruar tre kontrolle banesash të autorizuara nga autoriteti procedues, me qëllim administrimin e provave dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal.

Ky operacion dëshmon edhe një herë profesionalizmin, vendosmërinë dhe pavarësinë e strukturave hetimore të AMP-së në trajtimin e rasteve ku dyshohet për përfshirje të funksionarëve publikë apo personave të lidhur me institucionet ligjzbatuese në veprimtari të kundërligjshme.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e palëkundur në misionin e saj për të garantuar zbatimin e ligjit, llogaridhënien institucionale dhe forcimin e besimit të qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë. Çdo indicie apo dyshim për shkelje të ligjit do të hetohet me profesionalizëm, paanshmëri dhe në përputhje të plotë me standardet më të larta të shtetit të së drejtës”.

Të fundit