Flash News

E-TJERA

Noka kërkon replikë me Ballën, mazhoranca e refuzon; deputetët e PD-së bllokojnë foltoren

Noka kërkon replikë me Ballën, mazhoranca e refuzon;

Seanca plenare e kësaj të enjteje është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren e Kuvendit pasi kërkuan të replikonin me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, por kërkesa e tyre nuk u pranua, me argumentin se nuk parashikohet nga rregullorja.

Situata u tensionua gjatë fjalës së Ballës, teksa deputetët demokratë kundërshtuan vijimin normal të seancës.

Opozita akuzon mazhorancën se po injoron protestën që prej 18 ditësh po zhvillohet në Tiranë, ku protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Sipas deputetëve të PD-së, Kuvendi duhet të trajtojë këtë çështje si prioritet dhe të mos vazhdojë punimet pa një debat mbi kërkesat e protestuesve.

Të fundit