Flash News

E-TJERA

Kryebashkiakja e Roskovecit paraqitet në SPAK

Kryebashkiakja e Roskovecit paraqitet në SPAK

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, u paraqit këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ende nuk janë bërë publike arsyet e paraqitjes së saj dhe nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK apo nga vetë Bufi lidhur me këtë vizitë.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, SPAK kërkoi shpalljen fajtore të kryebashkiakes dhe dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale të “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Sipas organit të akuzës, Bufi, në ushtrimin e detyrës si kryetare bashkie, i kishte bërë presion një qytetari që të mos merrte pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 dhe të mos angazhohej në aktivitete politike të subjekteve të tjera.

Për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit reduktohet në 1 vit burg. SPAK ka kërkuar gjithashtu pezullimin e vuajtjes së dënimit dhe vendosjen e saj në shërbim prove për një afat prej dy vitesh.

 

Të fundit