Flash News

E-TJERA

Aksident në hyrje të Elbasanit, autobusi me nxënës përplaset me tabelën e karburantit

Aksident në hyrje të Elbasanit, autobusi me nxënës

Një aksident është regjistruar këtë mesditë në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Sipas të dhënave paraprake, një autobus ka dalë nga rruga dhe është përplasur me tabelën e një karburanti, duke e dëmtuar atë dhe duke ndaluar pranë ambienteve të pikës së furnizimit me karburant.

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohen të lënduar apo pasoja të rënda, si zjarr apo shpërthim, pavarësisht rrezikut që krijohet nga afërsia me depozitat e karburantit.

Autoritetet pritet të hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa ngjarja mund të kishte sjellë pasoja më serioze për shkak të vendndodhjes.

Të fundit