Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar nga oborri i Kuvendit, se kundër protestuesve të rinj po veprohet përmes një bashkëpunimi mes shërbimeve sekrete të Tiranës dhe Beogradit.

Në një prononcim për gazetarët, Berisha tha se informacionet i ka marrë nga ajo që ai e quan “qytetari dixhital”, ndërsa pretendoi se po përdoren ekspertë serbë për menaxhimin dhe goditjen e protestave që po zhvillohen në Tiranë.

Pjesë nga intervista: 

Zoti Berisha, ju keni bërë një akuzë të fortë sot në foltore, duke thënë që kreu i SHISH-it ka futur agjentë serbë në protestë. Keni informacion ju për këtë?

Sali Berisha: Prit tani. Qytetarë dixhitalë më thonë që është bërë një kombinim i dy shërbimeve Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj.
Kjo ka ndodhur.
Qytetari dixhital më tha pardje që kanë ardhur dy kontejnerë me ngarkesa të mëdha eurosh. E publikova. Dhe mediat kyç, omerta.
Dje erdhi qytetari dixhital më tha nuk kanë qenë dy, kanë qenë tre.

Nuk është detyra jonë të bëjmë lajme të qytetarit dixhital zoti Berisha...

Sali Berisha: Janë të miat ato. Po omerta prapë, tre. Tani këtë sigurisht, qytetari dixhital më thotë se po studiojnë dhe po marrin ekspertë serbë të protestave të zgjatura. Dhe ky është një akt absolutisht anti-shqiptar.
Po pse, nuk e more vesh ti, kush erdhi për dosjet e Gjykatës së Lartë? A më thua pak mua?

Këto janë të dyja gjëra të ndryshme.

Sali Berisha: Jo, jo, se po duken serbët ty mbrapa diellit... Krye-eksperti serb erdhi dhe mori dosjet. Çfarë ka... Edhe këta i paguan Vlora në qoftë se i ka marrë. Edhe këta i paguan Vlora. Po se tani Vlora është, dihet ajo, është agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit. Kjo është e njohur. E kam thënë që në fillim unë. Që kur bëri udhëtimin e parë dhe e mohoi, gjë të cilën e denoncuan kolegët e saj.

Të fundit