Flash News

E-TJERA

Operacion antikanabis në Kurbin, arrestohet një person, në kërkim bashkëpunëtori

Operacion antikanabis në Kurbin, arrestohet një person, në

Policia e Kurbinit ka finalizuar një tjetër operacion në kuadër të goditjes së kultivimit të kanabisit, këtë herë në fshatin Fushë Gjormë.

Gjatë ndërhyrjes është arrestuar një shtetas, ndërsa vijon puna për kapjen e një bashkëpunëtori të dyshuar në këtë aktivitet kriminal.

Në territorin e fshatit janë konstatuar dhe asgjësuar me djegie 1,820 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Si prova materiale janë sekuestruar dy automjete, një celular si dhe sende të tjera që pritet të ndihmojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.

Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet antikanabis po vijojnë në të gjithë qarkun, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Të fundit