Flash News

SPORT

Ronaldo vazhdon të sfidojë kohën, vendos rekord të ri në Kupën e Botës

Ronaldo vazhdon të sfidojë kohën, vendos rekord të ri

Cristiano Ronaldo ka shkruar edhe një kapitull tjetër në historinë e futbollit botëror. Sulmuesi portugez zbriti në fushë si titullar në ndeshjen ndaj Kongos, duke u bërë lojtari më i moshuar që nis një ndeshje nga minuta e parë në historinë e Kupës së Botës.

Në moshën 41 vjeç e 132 ditë, Ronaldo theu rekordin për lojtarët e fushës, duke dëshmuar edhe një herë jetëgjatësinë e jashtëzakonshme në nivelet më të larta të futbollit.

Për yllin portugez, ky është gjithashtu Botërori i gjashtë në karrierë, një arritje që e vendos në një grup shumë të ngushtë futbollistësh që kanë marrë pjesë në kaq shumë edicione të turneut më prestigjioz në botë.

Megjithatë, rekordi absolut për lojtarin më të moshuar që ka luajtur ndonjëherë në një Kupë Bote mbetet në duart e ish-portierit egjiptian Essam El Hadary, i cili në vitin 2018 u aktivizua në moshën 45-vjeçare.

Të fundit